TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndaj personave që përfshihen në akte dhune dhe dëmtimi të pronës gjatë protestave në Tiranë. Gjatë një takimi me sektorin bankar, kryeministri tha se familjet e të miturve që kryejnë akte të tilla mund të përballen me pasoja financiare dhe kufizime në marrjen e shërbimeve shtetërore.

Por paralajmërimet e kryeministrit nuk u ndalën këtu. Ai foli edhe për kufizimin e aksesit të personave të përfshirë në akte dhune në aeroporte, trena, hotele dhe mjete të tjera transporti. Në lidhje me këtë, ai tha se qeveria ka nisur bashkëpunimin me vendet europiane për të penguar hyrjen në këto shtete të personave që identifikohen si të dhunshëm.

Edi Rama: Çdo kush që ka një fëmijë të mitur duhet të kujdeset. Do vi fatura në familje, nuk do marrë asnjë shërbim nga shteti familja e të një mitur që djeg pronën e tjetrit. Do vendosim në regjistra të vecantë njerëzit e dhunshëm. Do i mbyllim shumë aksese. Do bashkëpunojmë dhe e kemi nisur punën me vendet e BE për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm. Dhuna nuk ka vend dhe nuk ka për të patur vend në këtë vend. Dialogu, shkëmbimi ideve, ballafaqimi demokratik i argumenteve, ulja në tryezë për të gjetur rrugë të reja.

Para se të jenë pedagogë janë flamurtarë të një partie, dhe nuk distancohen nga dhuna. Nga protesta e 2018 adresuam shumë probleme. Çdo ministri po punon, për cfarë është hapi tjetër kur kjo histeri t ia lërë vendin llogjikës dhe ballafaqimit. Nëse ka një garë për të qenë kritik ndaj qeverisë, jam gati të hy në garë dhe ta fitoj. Por nuk kam gjë për të ndarë me kritikët e mediave që nxisin dhunë. Në Itali ka një emër për ata që nxisin dhunë, vandalët e vegjël, ndërsa këtu janë heronjtë e lëvizjes pseudostudentore