TIRANË — Një pamje e veçantë është regjistruar gjatë zhvillimit të protestës së sotme përpara Ministrisë së Arsimit, ku dy fëmijë protestues janë ulur këmbëkryq në vizat e bardha, drejtpërdrejt përballë kordonit të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në krah të të vegjëlve ndodhej edhe një protestues i veshur me veshje tradicionale popullore, i cili mbante në duar flamurin kombëtar.

Kjo skenë paqësore vjen në kuadër të tubimit të rinjve dhe studentëve që po zhvillohet në kryeqytet, përballë forcave të shumta të sigurisë të dislokuara në terren.