TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyetur nëse do ta bënte banorin e Big Brother Vip, këngëtarin Luiz Ejlli pjesë të fushatës së tij elektorale. Gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, Berisha ka theksuar se Luizi ka diellin e tij dhe se ai nuk do që t’i përzihet.

“Nuk ka asnjë rëndësi mendimi im, pasi Luizi dëshmoi veten një artist, interpretoi si artist me talent, dhe meritoi, nuk shkoi më tutje, secili ka diellin e tij, dhe nuk dua t’i përzihem, meritoi admirimin e publikut shqiptar ”, tha Berisha.