Pastori Paulin Vilajeti ka theksuar ditën e sotme se njerëzit janë të pushtuar nga demonët.

I ftuar në një emisionin televiziv ai ka theksuar se demonët kanë pushtet mbi njerëzit ndërsa ka theksuar se njerëzit kanë nevojë të çlirohen nga ata.

“Në këtë kohë që ne po jetojmë njerëzit janë të mbushur nga demonët, e kanë marrë këtë lloj pushteti mbi njerëzit. Ka shumë njerëz që vuajnë nga fiksimet. Njerëzit kanë nevojë të çkirohen nga demonët.”- theksoi ai.

Vilajeti është shprehur se nëse një person vdes ky njeri nuk ka më komunikim me këtë botë.

Ai theksoi se shpirti i njeriut nuk rri 40 ditë në shtëpi ashtu siç thuhet, pasi në momentin që shpirti lë trupin sipas tij ai shkon përpara perëndisë.

“Nëse një person vdes, ky njeri nuk ka më komunikim me këtë botë. Ka njerëz që mashtrohen duke thënë se shpirti i njeriut rri 40 ditë nëpër shtëpi. Jo në momentin që shpirti e lë trupin, ai njeri shkon përpara perëndisë dhe ajo e përcakton ku është përjetësia e këtij personi”- tha ai.