Nga Avokati Altin Goxhaj

“A VDIQ SHERIF MERDANI NGA VAKSINA PFIZER?

A kam të drejtë të them që Sherif Merdani vdiq nga vaksinat që me dozën e parë? Sipas komshinjve të tij, në 21 Shkurt 2021 Sherif Merdani u vaksinua dhe ishte shumë mirë. Të nesërmen i thotë shokut tim, F.Ç. (komshi me të) “Po bëje vaksinën se ja, s’të bën gjë, ja shih sa mirë jam unë”. Të nesërmen vjen me urgjencë autombalanca e urgjencës në shtëpinë e tij, dhe komshinjtë mësuan se ai megjithëse ishte mirë e bukur një ditë më parë, ishte paralizuar. Që nga ajo ditë gjëndja e tij u përkeqësua deri sa dha frymën e fundit. Ja kështu ikin njerëzit dhe media thotë “vdiq nga një sëmundje e rëndë”… Sot bëhen 8 veta që kanë vdekur prej vaksinës me simptoma të ngjashme nga ata që njojhim në rrethet tona shoqërore apo të afërmit e tyre, për të cilat mediat nuk thonë asnjë fjalë. Sfidoj çdo gazetar të më përgënjeshtrojë, sapo e verifikova në dy burime lajmin, nga dy komshinj të tij. Gjths ju mos u merrni me teori konspirative por bëhuni gati për dozën e 3të, 5të, 9të, deri sa të dëgjoni këngën live “Po ku ishte ti o Zot” në atë botë.. Dhe prisni që Zoti t’ju thotë “unë aty isha por ju më keni ndërruar me zota të rremë si Bill Gates, Fauçi, Soros… dhe tani do paguani konseguencat e veprimeve dhe pozicionimeve tuaja”. Natën”

Është statusi i avokatit Altin Goxhaj mbi ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur Sherif Merdani. Pas vaksinës shkruan Goxha, ai u paralizua dhe gjendja e tij u përkeqësua deri sa ndërroi jetë. 8 persona kanë ndërruar jetë nga vaksina, me simptoma të ngjashme, sipas Goxhajt dhe në lidhje me këtë mediat nuk thonë asnjë fjalë. Ai ka sfiduar çdo gazetar ta përgënjeshtrojë, teksa më tej shton se vdekjen e Merdanit nga doza e parë e vaksinës e ka konfirmuar nga dy komshinj të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here