Dalin pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin Shkoder-Koplik, ku ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve raportohet për një viktimë dhe 3 persona të tjerë të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të kritike për jetën.

Viktima është shtetasi Arif Bajrami, 20 vjeç nga Shëngjini. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur shoku i tij që ishte pasagjer në makinë, dhe dy personat që ndodheshin në mjetin tip audi.

Sipas informacionit policisë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.