Një aksident tragjik ka ndodhur në një garë makinash në Australi, ku një prej garuesve ka humbur jetën.

Vdekja e shoferit Sam Fenech në një garë drag ka shkaktuar tronditje kur makina e tij “fluturoi” në ajër teksa ecte me 320 km/h. Video nga gara në lindje të Brisbane tregon makinën e drejtuar nga Fenech duke dalë jashtë kursit, që godet parmakun dhe përfundon plotësisht e shpërbërëaustraliane) të shtunën në atë që doli të ishte gara e fundit e Fenech. Fenech po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle, i cili po ngiste një Ford Mustang.

Vdekja e shoferit u bë e ditur nga organizatorët e garës “The Willowbank Raceway” me një postim në rrjetet sociale: “Me pikëllim të madh ju njoftojmë se Sam Fenech, shoferi i Fabietti Racing Doorslammer, iu nënshtrua plagëve të marra gjatë garës dhe la frymën e fundit sot pasdite. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.

Fenech u përfshi gjithashtu në një aksident në vitin 2019 në Sydney, kur Chevy Camaro që po drejtonte goditi gomat mbrojtëse.