Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmje ne sotme në Fier, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë.

Mësohet se 50-vjeçari është përplasur për vdekje nga një “Range Rover”, teksa ishte duke kaluar rrugën. Mësohet se makina drejtohej nga një 20-vjeçar, i cili është shoqëruar në polici.

Policia bën me dije se 50-vjeçari është transportuar në spital por ka ndërruar jetë në duart e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.