Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë stacionit të Trenit, ndërsa raportohet se drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Makina që ai drejtonte ishte ‘audi’. Personi i përplasur nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën në vend, teksa mësohet se ka qenë një i moshuar 73-vjeçar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





