Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur Bishti i Zhurit”. Një makinë tip Benz Mercedes është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë.
Kamioni thuajse e ka shtypur plotësisht Benzin dhe drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vend.
Shoferi ështe bllokuar brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikseve qe te nxjerrin trupin.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.






