ITALI- Një rresht makinash luksoze që rrinë në radhë pas një kamperi, dhe më pas parakalojnë janë bërë shkak i një aksidenti që solli vdekjen e dy personave. Aksidentit rrugor fatal i ndodhur mëngjesin e sotëm në jug të Sardenjës, në San Giovanni Suergiu, përgjatë rrugës shtetërore 195, i kushtoi jetën një çifti turistësh zviceranë: Melissa dhe Markus Krautli.
Videoja që ka kapur të gjithë skenën është regjistruar nga një makinë tjetër që po filmonte makinat luksoze nga afër. Në pamjet mund të shihen fazat e parakalimit dhe më pas përplasja vdekjeprurëse e Ferrarit dhe Lamborghini që goditën kamperin, duke sjellë kështu përmbysjen e tij, shkruajnë mediat italiane.
Në përplasje, makina blu më pas përfundoi jashtë rrugës, në anën e djathtë të rrugës e shkatërruar, ndërsa Ferrari u përmbys në anën tjetër të rrugës ku mori flakë, duke bllokuar dy pasagjerët: dy turistët zviceranë të moshës 67 dhe 63 vjeç që ndërruan jetë në vendngjarje
Dy personat që udhëtonin në kamper morën vetëm disa plagë, ndërsa dy pasagjerët e Lamborghini, një çift indian u transportuan me ambulancë ajrore në spitalin Brotzu në Cagliari. Policia italiane po vijon me hetimet mbi aksidentin.