Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të rreth-rrotullimit të Kolonjës, në daljen e rrugës për Bubullimë. Mjeti tip ‘Benz’ që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si K.H është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po disiplinojnë trafikun dhe presin ekspertët për të kryer procedurat dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Gjithsesi nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.