Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu I” në kryeqytet, ku një automjet tip “Golf” ka përplasur një këmbësor.
Gazeta SHQIP ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive nga ky aksident, ndërsa mësohet se shoferi i makinës ka qenë një i ri, i cili ka shpërthyer në lot pas ngjarjes. I plagosuri dyshohet se është një endacak dhe në momentin e aksidentit ka qenë i dehurë. Shoferi nuk ka qenë me shpejtësi, ndërsa këmbësori është dërguar me urgjencë për në spital.




