Aksident i rëndë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit“.
Automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti, dhe ka marrë dëmtime e është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi V.T.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.