Tragjedi në Fushë-Prezë – 4 të rinj humbin jetën në aksident të rëndë, shoferi i betonieres largohet nga vendi i ngjarjes. Djemtë u dogjën brenda mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, ku një automjet ka marrë flakë pas përplasjes me një betoniere, duke shkaktuar humbjen e jetës së katër të rinjve.

Viktimat janë Enejd Laçi, Erild Laçi, Andi Laçi, Enrikejd Kurti.

Kurse Aleksandër Krrashi është drejtuesi i betonieres, raporton noa.al.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas hetimeve paraprake, automjeti i drejtuar nga 25-vjeçari Enejd Laçi, është përplasur me një automjet betoniere, të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç.

Pas përplasjes, mjeti i vogël është përfshirë nga flakët, duke lënë të vdekur të katër personat që ndodheshin në të.

Viktimat e aksidentit:

Enejdi Laçi, 25 vjeç (drejtues i mjetit)

Erild Laçi, 20 vjeç (pasagjer)

Enrikejd Kurti, 24 vjeç (pasagjer)

Andi Laçi, 22 vjeç (pasagjer)

Shoferi i betonieres u largua nga vendi i ngjarjes

Pas aksidentit, shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, është larguar, por më pas është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.