SHKODËR- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Shkodër-Lezhë, duke shkaktuar bllokim të trafikut dhe ngadalësim të qarkullimit. Mësohet se incidenti ka ndodhur gjatë një tentative për parakalim nga një automjet që transportonte një familje, e cila u godit nga pas nga një autobus i linjës Shkodër-Tiranë.

Si rezultat i lagështisë në rrugë, vetura e goditur u përplas gjithashtu nga një kamion. Familja u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontrolle rutinë, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor arritën në vendngjarje për të zhbllokuar trafikun dhe për të menaxhuar situatën.