VLORË- Aksident në orët e para të mëngjesint. Në Bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Sipas policisë, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas, të cilët janë plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.