ezhë – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, ku një automjet është përplasur me një motomjet, duke sjellë vdekjen e drejtuesit të motomjetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, ku automjeti me drejtues Marko Pershqefa, 23 vjeç, banues në Lezhë, u përplas me motomjetin e drejtuar nga Paulin Marku, 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj.
Si pasojë e përplasjes, Paulin Marku humbi jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, Marko Pershqefa, është shoqëruar në komisariat për veprime procedurale.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





