Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në Divjakë.

Burime bëjnë me dije për noa.al se rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin Klinton Xharaj 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Vdekja e të riut ka qenë e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.