Një aksident është regjistruar orët e para të mëngjesit në aksin Elbasan-Metalurgji. Një makina përplaset me motorrin, plagoset drejtuesi i motorrit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Katundi i Ri.
Mjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë , është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.