Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se makina e një person me iniciale Y.G është përplasur me makinën e personit me iniciale A.J. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesit e makinave si dhe një pasagjere me iniciale H.G

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shtetasi Y. G., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin A. J. Si pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja H. G., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.