Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Peqin.
Për pasojë njëri ka përfunduar me rrotat lart.
Banorë të rastësishëm i kanë dhënë ndihmën e parë drejtuesve të automjeteve.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy shoferët, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar se cili nga drejtuesit ishte fajtor në këtë aksident.