Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tuneli i Krrabës, ku janë përfshirë tre automjete.

Nga përplasja e fortë, mjetet kanë pësuar dëmtime të rënda.

Bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip “Fiat”, një “Toyota” dhe një “Volkswagen” me drejtues një shtetas turk.

Ndërkohë ende uk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.

Burime spitalore bënë me dije se të katër janë jashtë rrezikut për jetën.