3 persona kanë përfunduar në spital pas një aksidenti të ndodhur sot në rrugor Elbasan-Peqin.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:10, kur një 23 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës. Për pasojë, janë lënduar pasagjerët në makinë, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.