ITALI- Një shqiptar ka humbur drejtimin e furgonit në Riçione të Italisë e për pasojë është përplasur fuqishëm me një pemë në anë të rrugës, raportojnë mediat italiane.

I plagosur ka mundur që të dalë nga mjeti, por disa minuta më vonë është ndjerë keq. Për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar në një spital me helikopter. Nga pamjet shihet se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa makina është shkatërruar pothuajse e gjitha.