MALI I ZI- Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën kryesore Podgoricë-Cetinjë. Vijesti shkruan se sipas informacioneve jozyrtare, kanë humbur jeten personat me iniciale S.R 68 vjeç dhe B.R 63 vjeç nga Herceg Novi dhe D.P 36 vjeç nga Podgorica, ndërsa D.P i Podgoricës është plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15 në vendin Jankovića krš. Në aksident kanë marrë pjesë dy automjete “Tuareg” nga Podgorica dhe “Skoda” me targa të Herceg Novi. Sipas informacioneve mes këtyre dy automjeteve ka ndodhur një përplasje kokë më kokë. Një hetim është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Cetinje.
Punonjësit e policisë po heqin gjurmët, ndërsa në vendngjarje ndodhen efektivët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Qarkullimi u bllokua dhe nga të dy drejtimet u formuan kolona makinash.





