Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”. Burime zyrtare bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur një 13 vjeçar, i cili është përplasur nga një automjet.

I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit