TIRANË- Një aksident i rëndë që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi ndodhi mbrëmjes e kësaj të hëne në zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet ku një makinë përplasi disa qytetarë duke lënë dy të dëmtuar rëndë.
Në lidhje me ngjarjen ka ardhur dhe reagimi i Poilicisë e cila, njofton se shoferja 29-vjeçare e identifikuar me inicialet D.G ka aksidentuar 3 qytetarë, përkatësisht të identifikuar me inicialet B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spital.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.