VLORË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Mësohet se në rrugën përball gjimnazit Ali Demi në Vlorë, një motor ka përplasur një gjimnaziste.

Nga përplasja 17-vjeçarja ka mbetur e plagosur por po ashtu dhe drejtuesi i motorit, i riu 19-vjeçar. Dy të rinjtë janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.