Një aksident është regjistruar në Gjirokastër.
Burime për Noa.al bënë me dije se rasti u regjistrua në aksin Valare-Kakoz
Automjeti tip “Audi” ka dal nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi I. Sh, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi A. D., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër, të cilët u transportuan për në spitalin Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.