Aksident i rëndë te Rruga e Kombit në afërsi të Milotit.

Si pasojë e p♪7rplasjes mes një ‘Golfi’ dhe ‘Fuoristrade’ kanë mbetur të plagosur 5 persona mes tyre 2 fëmijë.

Të lënduarit u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Mësohet se të gjithë ata ndodheshin te mjeti tip ‘Golf’ dhe janë shtetas kosovarë.

Policia administroi provat në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.