Aksident i rëndë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Qerret -Durrës.

Një automjet ka marrë përpara tre këmbësorë e për pasojë ka humbur jetën në vend një grua. Ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Algert Dushi, 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.