Aksident tragjik në Mirditë. Si pasojë e një përplasje kanë ndërruar jetë pasagjerët Denis Gjeta, 30 vjeç dhe Marius Çeça 31 vjeç.

I plagosur mbeti shoferi Marsel Busho, 35-vjeç, i cili ndodhet te Trauma.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02.30 të mëngjesit në aksin Milot-Tuneli i Kalimashit në vendin e quajtur ‘Vau Shkjezë’.

Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor ka humbur drejtimin e mjetit e për pasojë u përplas me mbrojtësen anësore.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.