Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës një nga të plagosurit e aksidentit të sotëm në qytetin e Burrelit.

Burime nga spitali i Traumës thanë se 74 vjeçari Veli Bunga nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e automjetit tip benz që drejtohej nga 28 vjeçari Ylber Xhepavdija këtë të hënë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Aksident i rëndë në Burrel/ Makina përplas 4 këmbësorë, të lënduarit dërgohen me urgjencë drejt traumës në Tiranë

Po ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe mbesa e 74 vjeçarit si dhe shoferi i mjeteve të Bashkisë Përparim Nikaj.

I plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.

Ndërkohë, banorë të zonës ku ka ndodhur aksidenti kanë pohuar se i riu ka bërë lëvizje me shpejtësi shumë herë para se të kishte përplasjen fatale me katër personat që ndodheshin në trotuar, por që nuk është ndaluar nga policia.