Identifikohet një tjetër viktimë e aksidentit me tre djem shqiptarë të vdekur në Itali dhe plagosjen e një të katërti.
Në foto është Aleksander Mhillaj, 32 vjeç nga Lezha. Ai ishtë i martuar dhe ka lenë pas dy fëmijë Declan e Leandra.
Në këtë aksident humbën jetën edhe Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos një 28-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë Mhillaj u gjet rreth 300 metra nga vendi ku ndodhi përplasja e mjetit BMW, që më pas shpërtheu në flakë.
Il Messaggero raporton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, me të cilin po udhëtonte mjeti në momentin e përplasjes, më shumë se 200 kilometra në orë.
Përplasja në një bordurë ka bërë që makina të ngrihet në ajër dhe të fluturojë për 50 metra duke përfunduar mes disa pemëve, më pas është përfshirë në flakë.
Aty janë gjetur të vdekur Kola dhe Miha ndërsa 28-vjeçari ka shpëtuar pasi është hedhur nga mjeti. Deri më tani gjendja e tij mbetet shumë e rëndë.
Sa i përket viktimës tjetër të zbuluar së fundmi hetimet do të përcaktojnë se si ka përfunduar aq larg vendit të aksidentit.
Makina tip BMW ku udhëtonin ata rezulton e vjedhur, të grabitura rezultojnë edhe targat që kishte në përdorim.






