Një aksident tragjik ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qafë Muzinë, ku mbetën të vdekur 5 persona, si dhe u plagosën 4 të tjerë.
Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një furgoni me një mjet tip “Land Rover”, i cili drejtohej nga 22 vjeçarja Rexhina Çelhaka, ku për pasojë furgoni ra në greminë. Pas publikimit të identitetit të shoferes së “Kand Roverit”, shumë qytetarë filluan kritikat ndaj vajzës së re, por drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, ka kërkuar që të mos gjykohet pa dalë raporti i ekspertëve të policisë.
Sipas tij, në mot me shi Qafa e Muzinës ka qenë një rrugë e vështirë edhe për shoferët me eksperiencë. Ai tregon se 22 vjeçarja e ka marrë mjetin nga xhaxhai i saj, teksa shton se duhet pritur të analizohet edhe furgoni që ra në greminë.