TIRANA- Një aksident është regjistruar rreth orës 04:33, të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë. Mësohet se në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin 51-vjeçarin me inicialet P. G., është përplasur me bordurën anësore të betonit. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.
Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





