Mbrëmë vonë, Fieri ka qenë në një shtetrrethim të vërtetë. Plot 6 postblloqe policisë vendore, të rendit, të luftës kundër krimeve, të antidrogës por edhe të FNSH jo vetëm kanë qenë prezente në pikat hyrse e dalëse të Fierit por edhe në qendër të tij.

Ndalim makinash luksoze, kontrolle brenda tyre, nxjerrje personash e kontroll trupor të tyre kanë qënë kontrollet më të shpeshta të cilat kanë sjell kurreshtje edhe tek qytetarë të shumtë që lëviznin në kto orë të mbrëmjes.

Rezistencë nga drejtues mjetesh apo pasagjerë të tyre që janë kontrolluar nuk ka pasur, pohuan burime policore fierake.

Brime zyrtare të policisë pohuan se janë zbatime planesh për marrjen e masave në kuadër të luftës kundër personit e trafiqeve të paligjshme sikundër dhe për persona të shpallur në kërkim.