Bashkia e Elbasanit ka programuar një sërë aktivitetesh argëtuese për stinën e verës.

Në bashkëpunim me Qendrën e Artit po ashtu edhe me Qendrën Kulturore të Fëmijëve në sheshe dhe parqe po jepen shfaqe për fëmijë e të rritur që kanë për qëllim ta bëjnë sa më të larmishme jetën në qytet.

Këto ditë në Parkun “Rinia’ të qytetit, në Teatër Park u dha shfaqja, ‘Familja Adams’ me protagonistë fëmijët e talentuar të Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Kjo shfaqeje do jepet më pas edhe në shkolla.

Ndërkohë në Sheshin Gensher gjatë stinës së verës janë zhvilluar koncerte të ndryshme.
Në Teatrin Skampa u zhvillua koncerti i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, nën drejtimin e drejtorit të saj artistik Aurélien Azan Zielinski.

https://youtu.be/YBimPuRQFmc