Elton Metaj vrau natën e ditëlindjes së tij ish-bashkëshorten, Sabrina Bengaj. Ai qëlloi me 7 plumba 23-vjeçaren, duke e lënë të vdekur në pragun e shtëpisë, me bukë në gojë.
Çifti ishte i ndarë dhe kishte një vajzë të vogël 3-vjeçare. Ata duket se kishin nisur sërishmin komunikimin, pas daljes së tij nga burgu, më 28 korrik. Eltoni shkoi në shtëpinë e Sabrinës kur nuk kishte asnjë njeri dhe i mori jetën.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, e ka takuar atë në burgun e Fierit dhe ka folur me të në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Eltoni ka shkruar një letër, e cila sot u publikua në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.
Letra e Elton Metajt nga burgu:
Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.
E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.
Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.
Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.
Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.