TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani ka treguar detaje se kur do të nisë BBV2.
Arbana ka publikuar një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ndër të tjera ishte edhe një pyetje për programin që ajo moderon që disa vite.
“Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?”, ka shkuar një ndjekës i cili kërkon të dijë se kur do të nisë “Big Brother VIP 2”.
Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi do të nis në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë. Edhe këtë herë ajo nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes. “Në fund dhjetori kemi thënë pra”, shkroi Arbana teksa ka vendosur dhe një emoji në fund të tekstit një fytyrë duke qeshur.

