Arinjtë shfaqen nëpër rrugët e Librazhdit.
Disa prej tyre janë fotografuar në rrugë automobilistike, në zona të banuara, madje fare pranë qytetit.
mendohet se arinjtë kanë zbritur nga Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Banorët tregojnë se ata janë sjellë shumë miqësor, por duken të ushqyer keq gjë që bën të mendosh se ata kanë zbritur për tu ushqyer në mbeturina, apo në ndonjë arë me misër.
Deri tani janë identifikuar në 4 vende arinj në zonat urbane.
Edhe pse janë miqësorë, sërish ekziston frika se ata mund të sulmojnë, veçanërisht fëmijët. Infowebtv