ITALI- Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 05:00. Mediat italiane raportojnë se të burgosurit prenë fillimisht hekurat e qelisë së bugut e pasi i hapën, përdorën çarçafët për t’u ulur poshtë e më pas u larguan.

Dy prej tyre u kapën nga karabinierët e vetëm një shqiptar është në arrati. Shqiptari 27 vjeçar, i cili është në kërkim, ishte pas hekurave pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Ndjekjes UILPA deklaroi se arratisja është kryer me metodë klasike.

“Vetëm pak orë më parë, në një deklaratë, me metaforë, folëm për arratisjen nga burgu të operatorëve dhe drejtuesve të burgjeve; as koha për ta përhapur dhe mësuam për një arratisje të vërtetë, një tjetër, e kryer me metodën më klasike. E gjithë kjo rikthen, nëse ka pasur ende nevojë dhe dikush nuk e ka kuptuar, tablonë e joefikasitetit, përafrimit dhe pasigurisë në të cilën gjenden burgjet e vendit”,- tha ai.

“Për ta bërë këtë, megjithatë, nuk mund të anashkalohet përshtatja e stafit të Policisë së Burgjeve, 18 mijë njësitë e munguara, si dhe përmirësimi i teknologjive dhe pajisjeve. Me këtë duhet të merret kryeministri Mario Draghi, ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia dhe kreu i DAP-së, Carlo Renoldi, për të cilët, në të vërtetë, nuk kemi asnjë lajm për ndërhyrje të prekshme që nga inaugurimi i tij. Pjesa tjetër janë thjesht deklarata parimore dhe pasarela të dobishme, ndoshta për të mbledhur një konsensus, por sigurisht jo për kauzën”, përfundon De Fazio.