Arratiset nga gjykata i riu në Korçë.

Kristjan Medolli 21 vjeç u arratis nga salla e gjyqit në Gjykatën e Korçës ndërsa do jepej masa e sigurisë për një vjedhje që kishte kryer në fshatin Qatrom.

Burime për Noa.al raportuan se i riu u ka ikur nga duart policëve që e shoqëronin nga garazhi i Gjykatës pasi ai kishte marrë masën e sigurisë.

Nuk dihet nëse dera kryesore e garazhit por dhe ajo e rrethimit të jashtëm ka qenë e mbyllur si masë sigurie, siç procedohet në raste të tilla.

Forca të shumta policie janë angazhuar në kapjen e tij.