Bie në pranga inspektori i pyjores dhe dy shtetas në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekomomik dhe Financiar në DVP Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

V. L., 41 vjeç dhe U. K., 43 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në fshatin Labinot-Mal, Elbasan, duke transportuar 20 m³ lëndë drusore, me një automjet tip kamion.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. V., 57 vjeç, banues në Elbasan (inspektor pyjor i zonës Gracen-Funar, Elbasan), pasi ka plotësuar të dhëna të rreme në dokumentacionin për prerjen e pyjeve.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.