Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i këngëtares 40 vjeçare, të cilën mediat italiane e theksojnë se bëhet fjalë për këngëtare nga Shqipëria. Lila raportohet se mbante llogaritë e grupit.

Në këtë grup është i përfshirë edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”. Ai është emër i njohur për policinë italiane pasi në korrik të vitit 2015 u vu në pranga në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza, së bashku me Arben Zogun (“Riccardino”) dhe Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin pjesë e klanit italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. Grupi i shqiptarëve me qendër në Acilia kishte si synim lokalet e qytetit.

https://www.ilmessaggero.it/roma/news/roma_acilia_arresti_droga_cantante_albanese_lila_elsa_news-6567185.html