Kapet në flagrancë duke vjedhur para dhe bizhuteri në një banesë një e re në Elbasan.

‘Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale’, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit Elbasan për hetime të mëtejshme.