Home Lajmi-Fundit Arrestohet në kufi me Greqinë Aldo Baho i njohur me nofkën ‘Sakati’,...

Arrestohet në kufi me Greqinë Aldo Baho i njohur me nofkën ‘Sakati’, krahu i djathtë i ‘Tarzanit’ i ekzekutuar në Bradashesh të Elbasanit

Është arrestuar për llogari të Italisë Aldo Baho, i njohur si Sakati, nofkë të cilën e mori pasi i mbijetoi një atentati të mirorgënizuar në fshatin Murras në Elbasan, ku humbi jetën vëllai i tij.

Burime të policisë thanë se ai u prangos teksa po kalonte në drejtim të Greqisë dhe pritet që autoritetet italiane të kërkojnë ekstradimin e tij, pasi e kërkojnë për përfshirje në trafik narkiotikësh, në kuadër të një grupi kriminal.

Alkesandër Baho, është një emër i njohur për policinë, përderisa është konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i njohur si Tarzani, i ekzekutuar bashkë me xhaxhain dhe një shtetas turk, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018. Pas kësaj ngjarje të rëndë, në shenjëstër u vu vetë Aleksandër Aldo Baho.

Atij dhe të vëllait iu bë atentat një ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Murras të Elbasanit. Nga breshëria e plumbave gjeti vdekjen Kevin Baho, ndërsa Aleksandri mbeti i plagosur rëndë dhe vuan edhe sot pasojat, për shkak se ecën me paterica. Vëllezërit Baho sipas policisë ishin në shenjëstër te një grupi të fuqishëm kriminal për shkak të lidhjes me klanin Alibej.

Së fundmi, Erjon Alibej është prangosur, si urdhërues i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të cilët i dyshonte për përfshirje në vrasjen e të vëllait. Grupi krimninal i drejtuar fillimisht nga Endrit Alibej e më pas nga i vëllai, Erjoni është goditur nga kundërshtarët, për shkak se personat e lidhur me ta, janë ekzekutuar. Në bruksel u qëllua për vdekje, Arjan SPahiu, i njohur si Arjani i vogël, e më vonë në Elbasan, Everest Cakaj.