Reperi i njohur, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Lajmi për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndërsa, tani zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për Express.
Kujtojmë që, Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.





