Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale në Elbasan.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-T. N., 34 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Belsh – Marinë, është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit dhe është dëmtuar pasagjeri në të;

-E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. K., 32 vjeç. banues në fshatin Qukës, Prrenjas, për veprën penale, “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap duke prerë dru, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.